Lulzim Rafuna zgjidhet kryetar i Odës Ekonomike

Lulzim Rafuna, ish-drejtor i Doganës së Kosovës, është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Lulzim Rafuna, kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës

Lulzim Rafuna është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ndërsa kryesues i Kuvendit është zgjedhur Sami Mazreku nga Byroja e Sigurimeve.

Kundërkandidatë të Rafunës ishin, Ruzhdi Kurtishaj dhe Erëza Vela, kryetar i deritanishëm ishte Berat Rukiqi.

Kundërkandidati, Ruzhdi Kurtishaj përmes një postimi në rrjetin social facebook ka uruar kryetarin e ri të Odës Ekonomike, Lulzim Rafunën, poashtu Kurtishaj është shprehur falenderues ndaj të gjithë atyre që e kanë votuar dhe atyre që nuk e kanë votuar.

“Dua të falënderoj të gjithë delegatët, ata që më votuan dhe ata që nuk më votuan për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e OEK-ut. Urime Kryetarit të ri të Oda Ekonomike e Kosovës z. Lulzim Rafuna. Suksese organeve të reja të Odës Ekonomike të Kosovës!” shkruhet në postimin e tij.

Ndërkaq, Oda Ekonomike Kosovës (OEK) është organizatë e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës.

OEK-u është organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse. Është institucioni i vetëm i biznesit i themeluar me ligj dhe veprimtaria e OEK-ut zhvillohet mbi bazën e këtij Ligji (Ligji mbi Odën Ekonomike të Kosovës 2004/7) i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, raporton ekonomiaonline.

Në mision, Oda Ekonomike e ka analizimin e gjendjes ekonomike në vend dhe propozimin e formave të reja e të avancuara të biznesit vendor.

Erëza Vela, kandidatja e parë femër për kryetare të Odës Ekonomike

Erëza Vela, ekonomistja e njohur poashtu ka kandiduar për kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës

Për herë të parë, një grua ështe futur në garën e kandidimit për Kryetare të Odës Ekonomike, Erëza Vela është ekonomistja e njohur e cila fokus e ka që të jetë zë i përfaqësuesëve të biznesit në Kosovë.

Vela, në bashkëpunim me biznese dhe ekspertë ekonomikë e ka përpiluar edhe planin për 4 vjetët e ardhshme në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK).

Erëza Vela

Erëza Vela është ndërmarrëse e suksesshme me ekspertizë në sektorin privat.

Vela ka treguar se është takuar me përfaqësues të donatorëve, përfaqësues të qeverisë, deputetë dhe shumë akterë të tjerë relevantë për ta diskutuar kandidaturën e saj.

“Plani im në një fjali është: t’ia hapim dyert Odës karshi secilit akter e partner dhe ta pozicionojmë atë si oda kryesore ekonomike në vend dhe zëri më i fuqishëm i biznesit në zhvillim. Kur ta arrijmë këtë, OEK do të shndërrohet në atë që duhet të jetë: institucioni kryesor në zhvillimin ekonomik të Kosoves,” ka shkruar Vela.

Rafuna zgjidhje e gabuar?

Erëza Vela, kandidatja për kryetare të Odës Ekonomike e ka cilësuar se zgjidhja e kryetarit të ri të Odës Ekonomike, pra Lulzim Rafuna ka qenë zgjidhje e gabuar.

“Në humbje e në fitore, unë fokusohem ta dhë 100% timen,” ka shkruar Vela.

Preferencë e saj shihet të jetë humbja me kokën lartë dhe me profesionalizëm, ku fitimet me mashtrime, Vela ka shkruar se nuk i preferon.

Sipas saj, armë kryesore, kandidimi i saj ka qenë përvoja profesionale, përvoja me biznes, përvoja akademike si dhe plani super vizionar, ajo ka shtuar se bizneset e Odës Ekonomike nuk i kanë pasur këto kritere për të vlerësuar kryetarin e Odës Ekonomike.

“Ata sot votuan parti politike, jo individ. Koha ka me e deshmu qe Lulzim Rafuna ka qene zgjidhja e gabuar,” ka shkruar Vela.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika