Lushaku: Është vërtet për keqardhje që Kryesia e Kuvendit nuk arriti të gjejë një kompromis

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk është arritur konsensus për rendin e ditës, duke bërë që ai të procedohet për votim në seancë plenare.

Ajo ka theksuar se mungesa e kompromisit dhe fleksibilitetit nga grupi më i madh parlamentar ka ndikuar në këtë situatë, ndonëse LDK-ja, sipas saj, ka qenë e gatshme të japë mbështetje për rezolutën dhe të tregojë fleksibilitet për renditjen e pikave.

“Në fakt kishim një propozim të përgjithshëm për pikat, por që pastaj kishte edhe propozime për renditjen e pikave të rendit të ditës dhe në ndërkohë që nuk patëm konsensus, dhe si i tillë u përcoll ky rend dite për në seancë dhe ku duhet të votohet për renditjen e pikave të rendit të ditës. Me këtë rast dëshiroj të them që është vërtet për keqardhje që Kryesia e Kuvendit nuk arriti të gjejë një kompromis, si mungesë e një fleksibiliteti nga grupet grupi më i madh parlamentar në Kryesi, për të pasur një renditje tjetër. Edhe nganjëherë është shumë fatkeqësi të shohësh grupe të mëdha, forca që kanë numrin e votave dhe që mbivotojnë në mbledhje të tilla që të mos jenë fleksibilë kur vjen në pyetje vetëm një renditje. Por me gjithë respektin ne kishim mbështetjen tonë përsa i përket rezolutës dhe ishim fleksibilë përsa i përket renditjes së pikave të rendit të ditës”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu ka bërë thirrje për diskutime intensive mes partive politike për të gjetur një zgjidhje për institucionet dhe për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke paralajmëruar rrezikun e shkuarjes në zgjedhje të reja në mungesë të një marrëveshjeje.

“Zgjidhje vendit dhe institucioneve të Kosovës, duhet që seriozisht të bëhen diskutime intensive me qëllim të daljes nga kjo situatë dhe për t’i dhënë vendit një president. Ne presim që bisedat të jenë gjatë ditëve të mbetura, për aq kohë sa vendi duhet të i jepet president, dhe presim që të ketë intensifikim të tyre. Tani varet nga ata që kanë maksimumin e votave, por që rreziku është shumë i madh edhe që të shkohet në zgjedhje në mungesë zgjidhjeje. Dhe këtu kur flasim për këtë, flasim gjithmonë duke pasur parasysh se kush e ka numrin më të madh të votave dhe pa vullnetin politik të tyre nuk mund t’i jepet zgjidhje vendit dhe as nuk mund të zgjidhet presidenti”, tha ajo.

S’ka dakordim për rendin e ditës, PDK: Nuk pati vullnet politik nga VV-ja për rezolutën

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika