Lushaku kërcënimet e qeverisë ndaj grevistëve i cilëson si goditje e ulët

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kërkimi i listave të grevistëve nga qeveria është goditje e ulët dhe pa mbështetje ligjore, duke shtuar se ky vendim është cenim i demokracisë së vendit

Jehona Lushaku-Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas në LDK në konferencë për media

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, për vendimin e Qeverisë së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Financave për pezullimin e pagave për grevistët, ka thënë se është një vendim që ka fyer integritetin dhe dinjitetin e punëtorëve të arsimit dhe sektorit publik.

“Ky vendim ka fyer integritetin dhe dinjitetin e tyre, greva një të drejtë të cilët punonjësit e kanë me legjislacion”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Sipas Lushakut, mësimdhënësit kanë hyrë në grevë nga mungesa e konsideratës nga Qeveria.

“Qeveria në vend se të dialogojë dhe të gjejë zgjidhje ka zgjedhur ndëshkimin”, ka vijuar ajo.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se kërkimi i listave të grevistëve nga Qeveria është goditje e ulët dhe pa mbështetje ligjore, duke shtuar se ky vendim është cenim i demokracisë së vendit dhe praktikë e autokratëve për të heshtur pakënaqësitë e qytetarëve.

“Kur vendi po përballet me një krizë të madhe ekonomike, kjo qeveri në vend se të menaxhojë krizat, ajo po e krijon edhe një krizë të re siç është arsimi”.

Po ashtu, ajo ka thënë se duhet të ndalet presioni ndaj mësimdhënësve dhe të gjendet një dialog për menaxhimin e krizës ekonomike.

Ajo ka theksuar se LDK është pro fillimit të procesi mësimor më 1 shtator dhe se nuk duhet të ketë gjuhë konfliktuoze.

Jehona Lushaku-Sadriu ka fajësuar Qeverinë edhe për mungesë të energjisë elektrike, duke thënë se lidhet direkt me shkollat.

“Deri më tani MAShTI nuk ka ndërmarrë asnjë masë, për më tepër shkollat nuk kanë mundësi të sigurimit të energjisë elektrike, i gjithë procesi mësimor është i varur nga energjia elektrike”.

Sipas saj, Qeveria është duke u vonuar me marrjen e masave parandaluese të situatave.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika