Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pesë vjet keqqeverisje dhe asnjë llogaridhënie ndaj qytetarëve të Kosovës.
Lushaku, në “Debat Plus”, foli edhe për deklarimet e Glauk Konjufcës teksa shtoi se partneriteti mes partive politike nuk krijohet brenda ditës e as me një kërkim falje, njofton Dukagjini.
“Deklaratat e Konjufcës vijnë pas 5 vjet mungese në studio televizive, 5 vjet pas një diskursi përçarës që i kanë bërë qytetarëve të Kosovës dhe 5 vjet pas keqqeverisjes dhe pa llogaridhënie ndaj qytetarëve”.
“Partneriteti mes partive ndërtohet përgjatë viteve dhe nuk ndërtohet për një ditë dhe prej një interviste, nuk mundësh me e shfajësu vetën kur del dhe vjen e gjithë kjo mbas fyerjeve dhe përçarjeve e kjo duket e paarsyeshme të rregullohet me një më falni. Por, është strategji taktike e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e dini se çfarë ndodhë pas dy ditë pas kësaj deklarate që ne e shfaqëm edhe dyshimin që erdhi në një kohë fushate për të mjegulluar qytetarët doli Glauk Konjufca dhe tha ‘kemi me i bë tokë të zezë’”, tha Lushaku.