Lushtaku i ashpër me FFK-në: Ka njerëz që vetëm marrin paga e shëtisin Evropën

Trajneri kosovar, Tahir Lushtaku, ka kritikuar ashpër anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe menaxhmentin e FFK-së.

Tahir Lushtaku mendon se në FFK ka njerëz që nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse marrin paga dhe shëtisin nëpër Evropë.

Ai ka kërkuar të dijë se çfarë bëjnë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke pasur dyshime në punën e tyre.

“Ne duhet të merremi se çfarë i duhet Kosovës tash e tutje, çfarë trajnera, drejtorash, menaxherash. Jo vetëm të shkojnë njerëz aty të marrin paga, të rrijnë dhe ta shëtisin Evropën. Çka punojnë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv? Le të më tregon dikush se çka punojnë ata,” tha Lushtaku në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika