Luvri rihapet plotësisht pas pezullimit të grevës së punonjësve

Muzeu i famshëm Luvër në Paris u rihap plotësisht të premten, pasi punonjësit votuan për pezullimin e grevës që kishte penguar qasjen e vizitorëve në muzeun më të vizituar në botë, njoftuan drejtuesit e institucionit dhe sindikatat.

Vendimi u mor gjatë një asambleje të përgjithshme të punëtorëve të muzeut, të cilët votuan unanimisht për të ndalur përkohësisht grevën, me qëllim që muzeu të mirëpresë sërish vizitorët, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Greva kishte çuar në mbylljen e plotë të muzeut në fillim të javës dhe në një rihapje të pjesshme të mërkurën.

Sindikatat thanë se pezullimi i grevës erdhi pas pesë takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, por theksuan se përparimi mbetet i pamjaftueshëm, veçanërisht sa i përket mungesës së stafit, pagave dhe planeve afatgjata për sigurinë.

Po ashtu, ato ngritën shqetësime për degradimin e ndërtesës së muzeut dhe kushtet e punës. Përfaqësuesit sindikalë kritikuan presidenten e Luvrit, Laurence des Cars, duke thënë se ajo nuk ka komunikuar me stafin dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim gjatë periudhës së grevës.

Punonjësit pritet të mbajnë një tjetër asamble të përgjithshme më 5 janar, ku do të vendosin nëse do të rifillojnë apo jo veprimet sindikale.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika