LVV nuk e ka ftuar PDK-në për konsultime, LDK në pritje të dështimit të Kurtit

Këtë të premte janë nënshkruar edhe deputetët nga PDK dhe LDK-ja që kanë fituar mandatin nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Të dyjat thanë që nuk kanë vota për kryetarin e Kuvendit të propozuar nga LVV-ja, ndërkaq as nuk kanë dakordim mes vete nëse Vetëvendosje dështon të formojë qeverinë.


Hap pas hapi, po përfundon çdo procedurë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Edhe nënshkrimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës që kanë marrë besimin nga qytetarët.

Pas Lëvizjes Vetëvendosje një ditë më parë, këtëprocedurë e ndoqën këtë të premte edhe PDK e LDK.

Memli Krasniqi, së bashku me 23 bashkëpartiakët, tha që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk ka qenë kurrë problem dhe nuk beson të jetë as të martën e ardhshme.

“Nuk është nevoja me votu gjithsesi na, sepse Kuvendi nuk ka pas asnjëherë telashe me konstituim sa i përket kryetarit të Kuvendit, krejt çka na presim është me 15-tin me u propozu kryetari i Kuvendit, ne tjerët i propozojmë nënkryetarët dhe e konstituojmë Kuvendin”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, Krasniqi tha se nuk ka pranuar ftesë nga Albin Kurti për tu konsultuar rreth formimit tëinstitucioneve të reja.

Në versionin nëse lideri i Vetëvendosjes dështon ta formojë qeverinë, atëherë bashkëpunimi me partitë tjera opozitare është i mundur, sipas Krasniqit, nëse kryeministër zgjidhet Bedri Hamza.

“Ne nuk i kemi 80 vota, ne i kemi 24 vota, këto vota do të jenë pjesë e një marrëveshjeje potenciale për qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga PDK-ja. Sa i përket zgjedhjes së presidentit, shohim kur i vjen radha”, ka thënë Krasniqi.

Ngjashëm sikurse Krasniqi, me bashkëpartiakë erdhi edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Me ta përsëri nuk ishte Abdullah Hoti, por kësaj radhe nuk dihet arsyeja.

Pas nënshkrimit, Abdixhiku foli rreth situatës me kryeparlamentarin.

“Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota për vete, nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë fare. Pra, minimalisht duhet t’i ketë 61 vota e pastaj shihemi për gjëra tjera”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërkaq, shtoi se nuk kanë mbërritur në pikën ku kanë përafrim me partitë tjera opozitare për formimin e qeverisë.

“E njohim të drejtën e plotë të partisë së parë në këto zgjedhje që të bëjë, të provojë të bëjë shumicën. Në qoftë se nuk e bën pas 15 ditëve, Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë – jep të drejtën secilës parti që dëshmon para presidencës që ka mund ta bëjë shumicën, të bëjë një gjë të tillë. Nuk kemi mbërritur në atë pikë”, ka thënë Abdixhiku.

E deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje që dje mbetën pa u regjistruan, sot thanë se janë duke siguruar numrat e nevojshëm.

“Jemi duke punu në atë drejtim dhe me të 15 e shohim”, ka thënë Fitore Pacolli, deputete e zgjedhur e VV-së.

“Me këdo që bohet, për mua është njësoj”, ka thënë Avni Dehari nga Vetëvendosja.

Të martën e 15 prillit, deputetët e zgjedhur do të betohen si dhe pritet të zgjidhet Kryetari i Kuvendit, bashkë me kryesinë e re.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika