Maçastena: UDB-ja ka pasur për qëllim shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve

Naime Maqestena

Në një rrëfim në emisionin “Debat Plus”, ish- e burgosura politike, Naime Maçastena, ka shpalosur më shumë rreth përjetimeve të saj gjatë vitit 1981 si 14-vjeçare.

Në demonstratat e 81-tës, Naimja tregon që si 14-vjeçare ka marrë pjesë në atë kohë.

Prej veprimeve të para si 14-vjeçare, ajo ka thënë se kanë qenë shpërndarja e afisheve dhe e traktateve dhe shkrimi i parollave.

Synimi i saj dhe i moshatarëve të saj që merrnin pjesë në këto aktivitete sipas Maçastenes ishte përhapja e vetëdijes për liri.

“Kemi mbërri me shkru një parollë të gjatë në oborrin e shkollës Meto Bajraktari, ajo është kryer brenda natës, në mesnatë kanë ardhë sigurimi e policia janë mundu me e fshehë mos me e pa, aty shkruante Kosova Republikë,” tha Maçastena.

Sa i përket UDB-së, ajo ka thënë se është fatkeqësi që ky mekanizëm operon ende në Kosovë.

“Nuk mundet askush me ma hekë bindjen që ata nuk janë ende këtu, fatkeqësisht”.

Maqastena ka thënë se UDB-ja ka bërë shumë dëme të mëdhaja në jetrat e njerëzve në Kosovë.

“Mekanizëm që ka pasë kontroll mbi jetën e njerëzve,” ka thënë Maçastena.

Ajo ka thënë se programi i UDB-së specifikisht për shqiptarët ka pasur për qëllim “shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve” nga Kosova.

“Gjatë luftës u pa në mënyrën si na dëbuan kur njerëzit i lanë pa bukë e pa punë, pas demonstratave të 81-tës, kur masat e tyre ishin shumë të ashpra dhe të egra në raport me shqiptarët, ishin ato burgosjet masive, torturat, ka pasur njerëz që kanë mbërri me ikë,” tha Maçastena.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika