Presidenti amerikan, Donald Trump ka vazhduar kritikat ndaj Francës, të cilën e akuzon se nuk ka ndihmuar mjaftueshëm në luftën ndaj Iranit, duke sulmuar edhe personalisht presidentin Emmanuel Macron.
Të mërkurën, Trump komentoi se bashkëshortja e Macronit, Brigitte Macron, “e trajton atë shumë keq”, një deklaratë që ka ngjallur reagime në Paris.
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka cilësuar këto komente si “të pahijshme” dhe nuk ishin “as në nivel standardi”, duke shtuar se nuk meritojnë përgjigje.
Në lidhje me çështjet strategjike, Macron ka kritikuar administratën Trump për mesazhe kontradiktore, duke thënë se ka “shumë fjalë dhe mungesë stabiliteti”.
“Ka shumë deklarata që shkojnë në drejtime të ndryshme. Ne kemi nevojë për stabilitet, qetësi dhe kthim drejt paqes. Nuk është shfaqje,” tha Macron.
Ai ka shtuar se “nëse dëshiron të jesh serioz, nuk mund të thuash çdo ditë të kundërtën e asaj që ke thënë një ditë më parë.”