Macron për luftën në Ukrainë: Bisedimet për paqe aktualisht nuk janë të mundura

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih u shpreh se bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë nuk janë të mundura aktualisht

Presidenti i Franës, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë unitet dhe të avokojë për dialog sa herë që është e mundur, por se bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë aktualisht nuk janë të mundura.

Në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ai ka theksuar se situata në shtetin ukrainas është shumë serioze dhe se zgjidhja afatshkurtër është të mos lejohet të fitojë Rusia.

Macron vuri në dukje se nuk duhet harruar se po zhvillohen luftëra të tjera, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër terrorizmit, por se Ukraina është ende në qendër të diskutimit të sotëm.

Sipas tij, lufta në Ukrainë ka të bëjë me të gjithë botën dhe nuk është vetëm një “çështje evropiane”.

Ai vuri në dukje se Rusia do të jetë gjithmonë pjesë e Evropës. Ndërsa, u shpreh se beson që Ukrainës duhet t’i sigurohen kushte për negociatat me Rusinë.

“Kushte të pranueshme, që do të përcaktohen nga Kievi”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika