Presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores u nxorën zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit nga forcat amerikane gjatë bastisjes që çoi në kapjen e tyre, thanë dy burime të njohura me çështjen.
Çifti u kap në mes të natës ndërsa po flinin, thanë burimet, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Bastisja, e kryer nga Delta Force elitare e Ushtrisë Amerikane, nuk çoi në asnjë viktimë amerikane, tha një zyrtar amerikan.
Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja ka kryer “sulme në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe se ka kapur presidentin Nicolás Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, duke i nxjerrë jashtë vendit.