Mala: Serbët e monopolizuan betejën e Kosovës

Sipas historianit, Mala, festa e Vidovdanit, është tendencë e Serbisë për të shprehur shovinizmin dhe paragjykimet e së kaluarës

Historiani, Muhamet Mala

“Rasti i betejës së Kosovës është një shembull eklatant i bartjes së një ngjarjeje prej rrafshit historik në atë politik”, ka folur historiani Mehmet Mala, për festën e Vidovdanit, festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Historiani Mala në emisionin “Five”, ka thënë se serbët përmes kësaj beteje, përmes kësaj humbjeje, e paraqesin veten si viktimë, për një kauzë, për mbrojtjen e Evropës dhe krishterizmit.

Sipas tij, përdorimi i kësaj beteje për arsye politike, është në mentalitetin kolektiv serb.

Sipas Malës, vetë kushtet strategjike dhe ushtarake, e zgjodhën Kosovën që të jetë vend ku zhvillohet beteja.

Për këtë demitizim të kësaj beteje nga ana e Serbisë, Mala ka thënë se rol të madh luan edhe kisha serbe.

“Demitizim dhe kthim i binarëve normal të kësaj beteje në mentalitet të Serbisë, është vështirë, sepse rol të madh luan kisha serbe, mentaliteti i ushqyer vazhdimisht nga kjo kishë, për qëllime shovene nuk lejon që të devijojë, nuk kemi çka të bëjmë tjetër, veq se përmes argumenteve historike ta zhveshim nga mitologjia këtë ngjarje”, ka thënë Mala.

Sipas tij, mbajtja e kësaj feste në Kosovë, është sepse Kosova si një shtet demokratik zhvillohet në drejtim të normave dhe parimeve, dhe nuk mund që ti ndalë manifestimet e tilla, sepse siç thotë ai do konsiderohej si cenim i drejtave të serbëve.

“Ne si shtet demokratik, që zhvillohemi në drejtim të normave dhe parimeve, manifestimet e tilla nuk mund ti ndalim, sepse ata do e manipulojnë si cenim të drejtave të tyre, nuk duhet të i tolerojmë elementet nacionale, shovene që e prishin klimën e qetësisë në Kosovë”, ka shtuar Mala.

Ndërsa për Manastirin e Deçanit, ai ka thënë se çështja e pazgjidhur të pronave të manastirit është e politizuar.

“Monumentet e kultit të krishterë janë politizuar skajshmërisht nga politika serbe”, ka thënë ai.

Sipas tij, historia e këtyre pronave është e komplikuar, sepse në kohën e dominimit dhe pushtimit të Kosovës, në këtë drejtim, shumica e manastireve ose kishave, kanë pasur pronat e veta që janë dhënë në formë të aktdhuratave të ndryshme.

“Nëse ndjeket parimi mesjetar, atëherë manastiri duhet të i takojë gjysmës së Ballkanit”, ka thënë ai.

Sipas tij, institucionet e Kosovës, si si Gjykata Kushtetuese, duhet ta sjellin vendimin në formën më të mirë të mundshme për Manastirin e Deçanit.

Të martën e 28 qershorit, shumë serbë janë mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Teksa këndonin këngë nacionaliste, në mesin e flamujve është parë edhe një i atillë me hartën e Kosovës dhe një mbishkrim ku thuhet se “s’ka dorëzim” duke iu referuar luftës sipas tyre të vazhdueshme për siç thonë ata, “ruajtjen e Kosovës”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika