Mali i Zi: Një i vdekur dhe 39 raste të reja me COVID – 19

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi, ka publikuar rezultatet e mostrave të 610 personave, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, gjithsej, 39 prej tyre, ndërsa ka vdekur një person i infektuar brenda 24 orëve të fundit.

Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar, gjithsej, 56 pacientë. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarëve, të së shtunës ishte 6.07 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, është 2 mijë e 706 persona.

Ndërsa, raste aktive me COVID-19 janë, gjithsej, 596 persona. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me virus është 233 mijë e 365.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika