Manaj: Dy gjëra nuk shterojnë kurrë në Istog, burimet e ujit dhe rugovizmi

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka falënderuar qytetarët e Istogut për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar përkrahjen e tyre si dëshmi të besimit dhe vazhdimësisë së vlerave të Rugovës.

“Faleminderit nga zemra Istog ❤️ Dy gjëra nuk shterojnë kurrë në Istog: burimet e ujit dhe rugovizmi!”, ka deklaruar Manaj.

Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve është mesazh i qartë politik dhe qytetar për drejtimin që dëshirojnë për të ardhmen.

“Istogu foli fuqishëm. Istogu foli drejtë! Krenar që jam përfaqësuesi dhe zëri i juaj në Kuvendin e Republikës”, është shprehur ai.

Manaj ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin me strukturat e LDK-së dhe kandidatët e tjerë në garë, duke përmendur Ilir Feratin dhe Naim Behlulajn, si pjesë e ekipit që po synon përfaqësim të fuqishëm në Kuvend.

“#LDK113 ✔️ Ilir F. Ferati ✔️ Shkëmb Manaj 20 ✔️ Naim Behlulaj 72 ✔️”, ka shkruar ai në fund të mesazhit të tij.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika