Manastiri konfirmon se ia kishte dhënë tokën në qendër të qytetit Komunës së Deçanit

Manastiri i Deçanit mohon se ka në pronësi tokën në qendër të qytetit, ndërsa dokumente të siguruara nga RTV Dukagjini tregojnë se 7 ari tokë janë transferuar në pronësi të tij

Manastiri i Deçanit

Manastiri i Deçanit në një përgjigje zyrtare për Dukagjinin ka konfirmuar se ata nuk kanë në pronësi tokën në qendër të qytetit të Deçanit.

“Ju falënderoj për mesazhin tuaj. Ju informojmë se manastiri ynë nuk i ka në listën e tij pronësore këto tri parcela në qendër të qytetit të Deçanit. Siç e përmendët në emailin tuaj, kjo çështje është zgjidhur gjatë procesit gjyqësor”, thuhet në përgjigjen e Manastirit të Deçanit.

Në këtë kontekst, RTV Dukagjini ka mësuar se Agjencia Kadastrale ka kaluar 7 ari tokë në qendër të qytetit në pronësi të Komunës së Deçanit, pavarësisht vendimit të mëparshëm për Manastirin e Deçanit.

Manastiri i Deçanit bëhet edhe me 7 ari tokë në qendër të Deçanit

Manastirit të Deçanit me vendimin e 13 marsit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i kanë kaluar në pronësi gati 235 mijë metra katrorë tokë, rreth 24 hektarë.

Sipas vendimit të cilin e ka siguruar RTV Dukagjini, Manastiri ka marrë në pronësi edhe 7 ari tokë në qendër të Deçanit, përballë Komunës.

Por, aktivistë e historian nga Deçani thonë se nga tokat në qendër të qytetit, Manastiri kishte hequr vullnetarisht dorë në vitin 2009.

Ky fakt përmendet edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas dokumenteve, 234 mijë e 563² të tokës janë transferuar në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Kjo përfshin tri parcela me një total prej 722 m² ose 7 ari tokë.

Për tokat që i posedon Manastiri i Deçanit me lokacion rreth 20 metra larg Komunës, nuk deshi të prononcohet kryetari, Bashkim Ramosaj.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika