Manchester City shpallet kampion, pas një ndeshjeje dramatike me Aston Villa

Manchester City është kampinon në ligen e Anglisë, pasi kishte rikthyer lojën duke dhuruar një lojë fantastike për adhuruesit e Premier League-së, me rezultat 3:2  

Është viti i dytë me radhë që Manchester City shpallet Kampion i Premier Ligës.

Ndeshja mes Manchester City-t dhe Aston Villa-s përfundoi me fitoren dramatike të këtyre të parëve me rezultat 3:2.

City përmbysën rezultatin kundër Aston Villa-s pasi këta të fundit ishin duke fituar 0:2 në një pikë të ndeshjes.

Goli i parë erdhi në minutën e 37-të, ku shënoi Matty Cash.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Aston Villa-s, teksa pjesa e parë në ndeshjen tjetër mes Liverpool-it dhe Wolverhampton kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Në pjesën e dytë, Philippe Coutinho dyfishoi epërsinë në minutën e 69-të, por gjithçka ndryshoi pas minutën së 75-të.

Ilkay Gundogan shënoi golin e parë të City-të në minutën e 76-të për të ngushtuar epërsinë.

Pas dy minutave, ishte Rodri i cili shënoi golin e barazimit për Manchester City-n.

Në minutën e 81-të, ishte përsëri Gundogan i cili shënoi golin për të fituar titullin e Premier League.

Në anën tjetër, Liverpool shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Mohamed Salah e Roberto Firmino-s, por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për titullin e Premier League, pasi Manchester City përfnuduan me një pikë më shumë.

Pep Guardiola bëhet trajneri i dytë në histori të Premier League, që fiton katër trofe në pesë vjet.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika