“Manipulim” e cilëson Mushkolaj postimin e Kurtit për të ardhurat e Policisë

"Manipulim" e cilëson Mushkolaj postimin e Kurtit për të ardhurat e Policisë

“Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI)”.

Manipulim po e cilëson këtë deklarim të kryeministrit Albin Kurti, analisti Imer Mushkolaj, ku shefi i ekzekutivit reagoi pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) para Qeverisë, të cilët protestuan me kërkesën për kushte më të mira, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.

“Po manipulon. Kqyre çka po thotë janë 203 policë që sivjet patën të ardhura më të larta se të presidentes, po i thotë të ardhurat e presidentes, po ia thotë veç pagën bazë 1890, sa i ka të ardhurat presidentja o zotni, ku i ka mëditjet, ku i shtesat. Pse po manipulon publikisht zotnia qysh. Për policë po thotë se të ardhurat i kanë më të mëdha se presidentja, për të po na tregon veç pagën bazë…”, ka thënë Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika