34 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të votave në rajonin e Mitrovicës janë ndaluar nga policia.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 34 kryesues që janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale falsifikim të rezultatit të votimit, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se Prokuroria kishte urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të QKN-ve në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Prokuroria në Mitrovicë urdhëron intervistimin e 43 kryesuesve pas dyshimeve për manipulim me vota