Mantelbardhët të pakënaqur me koeficientin e e pagave, kërkojnë shtesa deri në përfundimin e pandemisë COVID-19

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur gjatë ditës së enjte kanë diskutuar vetëm për një pikë të rendit të ditës:” Shqyrtimi i vlerës së koeficientit të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në shumën prej 105 euro”

Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) kanë bërë të ditur se janë të pakënaqur me vlerën e koeficientit të pagave të miratuar nga Qeveria.

FSSHK-ja ka kërkuar ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që “shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur”.

“Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot me datë 02.02.2023 ka diskutuar vetëm për një pikë të rendit të ditës:” Shqyrtimi i vlerës së koeficientit të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në shumën prej 105 euro”, në të cilën anëtarët respektivisht Kryetarët e Shoqatave Sindikale kanë dhënë kontributin e tyre me shprehjen e qëndrimeve në lidhje me këtë çështje. Ligji për paga në sektorin publik është njëri nga Ligjet me rëndësi jetike për punëtorët shëndetësor respektivisht për anëtarësinë tonë të gjerë, FSSHK që nga fillimi ka përcjellur me vëmendje të gjitha hapat në të cilat ka kaluar ky Ligj për të cilin edhe ka deponuar vërejtjet dhe sugjerimet brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në njoftimin e tyre kanë ka bërë të ditur se anëtarët e këshillit Drejtues kanë dhënë këto konKluzime.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e zhgënjyer me vlerën e koeficientit të pagave të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës;

FSSHK kërkon që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale;

FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur;

FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës miratimin e shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës si dhe

FSSHK kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të bëj publike koeficientet për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore.

Në fund FSSHK mirëpret reflektim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin Shkurt”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika