Learta Hollaj nga Presidenca ka njoftuar se LVV nuk i ka ofruar presidentes aktuale Vjosa Osmanit 30 nënshkrime për rizgjedhje.
Për këtë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar duke thënë se nëse ka dyshime për këtë, mund të vijë në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, ku do t’i ofrohen 33 nënshkrime, pra tre më shumë se kandidati i propozuar nga LVV, Glauk Konjufca.
“Nëse shefja e zyrës së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”, ka shkruar ai.
“Kjo është gënjeshtër”, Osmani thotë se LVV nuk ia ofroi nënshkrimet për rizgjedhje