Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar këtë të premte komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Gjatë takimit, u diskutua për situatën e sigurisë në nivel rajonal dhe global, njofton Dukagjini.
Maqedonci shprehu gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë në çështjet me interes të përbashkët, në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimin e tyre në mjedisin e sigurisë.