Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan takimin e parë ndërministror në këtë mandat.
Sipas Maqedoncit, gjatë takimit u diskutuan koncepti, struktura dhe organizmat që do të transformojnë industrinë e mbrojtjes në vend.
“Takimi i parë ndërministror në këtë mandat të ri, shënoi hapin kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes! Së bashku me ministren Kusari, diskutuam konceptin, strukturën dhe organizmat që do të transformojnë industrinë tonë të mbrojtjes.
Ky ligj pritet të hapë rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërsektorial, duke e bërë industrinë e mbrojtjes motor të inovacionit dhe sigurisë kombëtare.
Në ditët në vijim, grupi punues do të finalizojë koncept-dokumentin dhe do të hartojë draftligjin, duke bërë hapin tjetër drejt fillimit të zhvillimit të industrisë së mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci.