Maqedonia e Veriut: 4 persona të vdekur dhe 149 raste të reja me COVID – 19

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 669 testime.

Në betejën me Covid-19 kanë humbur jetën 4 persona, ndërkaq janë regjistruar 149 raste të reja.

Nga 149 raste të infektimit, 20 janë riinfektime. Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 223 pacientë brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 1 mijë e 351.

Deri më tani janë bërë, gjithsej, 1 milion e 981 mijë e 494 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 307 mijë e 654 pacientë, ndërsa i të shëruarve 297 mijë e 059, i vdekjeve 9 mijë e 244.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika