Maqedonia e Veriut me shtatë shqiptarë për ndeshjet e marsit

Shtatë futbollistë shqiptarë do të udhëheqin Maqedoninë e Veriut në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 gjatë muajit mars

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka publikuar të mërkurën listën e futbollistëve për ndeshjet eliminatore për “Euro 2024”.

Selektori Blagoja Milevski e ka publikuar sot listën e të ftuarve për ndeshjet me Maltën dhe me Ishujt Faro, ndërsa shihet prezenca e disa futbollistëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për Visar Musliun, Ezgjan Aliovskin, Egzon Bejtullain, Enis Bardhin, Arijan Ademin, Agon Elezin e Valon Ethemin.

Ekipi i Maqedonisë së Veriut do të grumbullohet më 19 mars për t’u përgatitur për sfidat e marsit.

 

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika