Maqedonia e Veriut merr zyrtarisht kryesinë e radhës së OSBE-së

Maqedonia e Veriut ka marr zyrtarisht kryesinë e radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për një vit

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Nga kjo e dielë Maqedonia e Veriut zyrtarisht ka marr kryesinë e radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për një vit, e cila përfshin 57 shtete nga tre kontinente.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut pret që Presidenca e OSBE-së të përqendrohet tek siguria njerëzore në një periudhë kur rajoni dhe bota po përballen me pasiguri dhe paqëndrueshmëri.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka theksuar synimet për ndërmarrjen e misioneve në terren dhe mbështetjen e veprimtarive me qëllim përparimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, teksa ka vënë në dukje fokusin e Presidencës së OSBE-së për ripërtëritjen e dialogut dhe arritjen e paqes në rajonet e krizës, para së gjithash në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Autoritetet në Shkup shpresojnë se kryesimi i kësaj organizate të madhe ndërkombëtare do të ketë ndikim pozitiv për vetë pozitën e Maqedonisë së Veriut në më shumë fusha, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme, raporton VoA.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika