Maqedonia e Veriut miraton protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të mërkurën ka ratifikuar protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, ku përveç shumicës parlamentare, ratifikimin e mbështetën edhe partitë opozitare nga dyja blloqet politike

Kuvendi i Maqedonise se Veriut

Të mërkurën e 27 korrikut, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancën Veri-Atlantike(NATO).

Përveç shumicës parlamentare, ratifikimin e mbështetën edhe partitë opozitare nga dyja blloqet politike, raporton Alsat M.

Deputeti Lupço Prenxhov nga Opcioni Qytetar për Maqedoninë (OQM) tha se vendet skandinave janë shembull se si nuk duhet bllokuar shtetet fqinje në proceset integruese.

“Mund të mësojmë shumë leksione nga gadishulli Skandinav. Danimarka dhe Suedia kanë dallime serioze dhe polemika mbi stemat shtetërore por asnjëherë njëra nuk e ka bllokuar tjetrën në integrim. Norvegjia dhe Suedia kanë diskutime serioze për gjuhën që është shumë e ngjashme por asnjëherë nuk do ta bllokojnë njëra tjetrën ashtu siç ndodh në Ballkan”, tha Lupço Prenxhov, deputet i OQM-së.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ua kujtoi përfaqësuesve diplomatikë se Maqedonia ndodhej në një situatë të tillë jo më larg se dy vite.

“Uroj që ky proces të kalojë sa më shpejtë në kuvendet e vendeve tjera. Në emër të qytetarëve të vendit tonë uroj që Suedia dhe Finlanda sa më shpejtë të mbarojnë procesin e anëtarësimit të plotë dhe të vazhdojmë tutje për suksese të përbashkëta”, deklaroi Xhaferi.

Ratifikimin e protokolleve nuk e votoi partia “E Majta”, deputetët e të cilës votuan kundër, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, Ivan Stoillkoviç nuk ishte prezent në sallë.

Për pranim të Finlandës e Suedisë, duhet ratifikimi i protokolleve nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Më herët, pro votoi edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, NATO do të numërojë 32 vende anëtare.

Anëtarësimi i tyre vjen në kohën kur siguria e Evropës është e rrezikuar si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika