Marrëveshja e BE-së për huanë e Ukrainës – Britania mund të përfitojë nëse ndihmon me interesat

Një ushtar ukrainas ngarkon një obus L119 të prodhuar në Britani në një vendndodhje të pazbuluar në Ukrainë. Fotografia: Scott Peterson/Getty Images

Britania e Madhe mund të përfitojë më shumë nga huaja 90 miliardë euro e BE-së për Ukrainën, nëse pranon të ndihmojë në mbulimin e kostove të huamarrjes.

Hyrja e kompanive britanike për furnizim të pajisjeve ushtarake për Ukrainën mund të lehtësohet nëse Londra kontribuon “në mënyrë të drejtë” për interesat e huasë.

Diplomatët e BE-së miratuan këtë javë huanë e shumëpritur për Ukrainën, duke përfshirë mundësinë që Britania të jetë pjesë e procesit. Përfshirja e saj kërkon negociata të mëtejshme mbi produktet që mund të blihen nga furnizues britanikë.

Vendimi vjen pas sinjalit të kryeministrit britanik, Keir Starmer, për rifillimin e bisedimeve me BE-në mbi një marrëveshje mbrojtjeje. Bisedimet e vitit të kaluar për t’u bashkuar me programin €150 miliardësh të BE-së për siguri dështuan.

Huaja është jetike për Ukrainën, që po përballet me sulme të ashpra ruse që kanë dëmtuar energjinë dhe ngrohjen gjatë dimrit të ftohtë. Nga 90 miliardë euro, 60 miliardë do të shkojnë për mbrojtjen dhe 30 miliardë për mbështetje të buxhetit të përgjithshëm.

Ukraina mund të blejë pajisje ushtarake kryesisht nga vendet e BE-së ose ato të lidhura ngushtë, por nëse pajisjet kritike nuk gjenden aty, mund të marrë leje nga Brukseli për të blerë edhe nga vende të tjera, përfshirë SHBA-në, raporton The Guardian.

Një klauzolë e re hap mundësinë që Ukraina të blejë pajisje nga Britania, duke kërkuar që kjo e fundit të kontribuojë financiarisht proporcionalisht me kontratat që kompanitë britanike do të fitojnë.

Huaja duhet të miratohet edhe nga Parlamenti Evropian, me qëllim që fondet e para të lëshohen nga prilli. Sipas BE-së, këto 90 miliardë euro mbulojnë dy të tretat e nevojave financiare të Ukrainës, ndërsa partnerët e tjerë ndërkombëtarë pritet të mbulojnë pjesën tjetër.

Qeveria britanike ka deklaruar se ka dhënë tashmë 21.8 miliardë paund mbështetje ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me partnerët e G7 dhe BE-së për mbrojtjen e vendit.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika