Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizoi sot një marsh në Prishtinë për të kërkuar barazi gjinore, të drejta dhe përfaqësim të grave në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike.
Marshi filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, vazhdoi drejt stacionit të policisë dhe përfundoi tek Qeveria e Kosovës, ku pjesëmarrësit kërkuan ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga institucionet për çështjet që prekin gratë dhe vajzat.
Gjatë marshit, pjesëmarrësit mbanin pankartën “Marshojmë për jetë me dinjitet”, simbol i kërkesës për të drejta të barabarta, mbrojtje nga dhuna dhe mundësi të barabarta në shoqëri.