Masa e përkohshme e Kushtetueses, VV: Në kundërshtim me funksionalizimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka caktuar masë të përkohshme pas ankesës së Listës Serbe, duke e cilësuar atë në kundërshtim me funksionimin e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten masën e përkohshme deri më 30 shtator, e cila ndalon çdo veprim të deputetëve për formimin e Qeverisë.

Kjo masë erdhi pas kërkesës së Listës Serbe për të shpallur kundërkushtetuese zgjedhjen e Emilja Rexhepit si nënkryetare nga grupi multietnik dhe për të urdhëruar kryeparlamentarin të përsërisë votimin për zgjedhjen e dy nënkryetarëve nga komunitetet, në një procedurë të përbashkët.

Vetëvendosje thekson se deri tani, me këtë pauzë, numri i ditëve të pritjes së vendimeve të Kushtetueses ka arritur në 112.

“Gjykata Kushtetuese që në krye të herës ka mbajtur anë duke marrë këtë vendim sot. Ndalimi i punës së 120 deputetëve është në kundërshtim të plotë me funksionalizimin e një nga institucioneve më të rëndësishme të shtetit siç është Kuvendi.  Ky diktat i Gjykatës Kushtetuese që ka vendosur Kuvendin në pauzë pse Lista Serbe nuk mori votat e mjaftueshme për të pasur një Nënkryetar, po i çon në 112 ditët e pritjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, prej 15 prillit kur dhe filloi procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet nga LVV-ja.

Partia paralajmëron se çdo interpretim që i jep Listës Serbe ekskluzivitet për propozimin dhe zgjedhjen e nënkryetarit do të krijonte një të drejtë vetoje për këtë parti, gjë që sipas VV-së nuk është e parashikuar nga Kushtetuta dhe nuk pasqyron frymën e organizimit të shtetit të Kosovës.

“Në tekstin prej 15 faqesh që Gjykata ka përgatitur për të përmbledhur faktet dhe arsyetimin e masës është paraqitur disa herë vlerësimi i ankuesve se atyre u takon ekskluziviteti i propozimit dhe zgjedhjes së Nënkryetarit. Kjo nuk është thënë as në Kushtetutë, kjo nuk është as fryma e organizimit të shtetit të Kosovës. Çdo interpretim e aktgjykim që do të shkonte në këtë drejtim do të ngurtësonte të drejtën e vetos në konstituimin e Kuvendit nga Lista Serbe. Kjo parti, dhe asnjë parti që ka vende të rezervuara në Kuvend nuk duhet dhe nuk e ka të drejtën e vetos për konstituimin e Kuvendit të Kosovës” thuhet tutje nga LVV-ja.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika