Masakër në Tajlandë: Ish-polici vret 24 fëmijë

Një ish-polic vrau 37 persona, përfshirë 24 fëmijë, gjatë një sulmi me thikë dhe armë në një çerdhe në verilindje të Tajlandës të enjten. Ish-polici u shkarkua nga posti i tij vitin e kaluar, për akuza për drogë





Ish-polici, 34 vjeç, i identifikuar si Pol-tetar Panya Kamlarb, kreu një sulm me armë dhe thikë në një çerdhe, duke vrarë 37 persona, prej të cilëve, 24 ishin fëmijë.

Pas sulmit, ai vrau edhe gruan dhe fëmijën e tij, para se në fund të bënte vetëvrasje.

Mosha e fëmijëve në qendrën ditore ishte nga dy deri në pesë vjeç, tha një zyrtar lokal për Reuters.

Vendi i sulmit, çerdhja Uthai Sawan, Tajlandë

Policia e identifikoi sulmuesin si ish-anëtar të forcës, i cili u shkarkua nga posti vitin e kaluar, për akuza për drogë, i cili edhe po përballej me gjyqin.

Burri kishte qenë në gjykatë më herët gjatë ditës, dhe më pas, kishte shkuar në çerdhe për të marrë fëmijën e tij, tha zëdhënësi i policisë, Paisal Luesomboon.

Kur ai nuk e gjeti fëmijën e tij, filloi të vriste e të sulmonte me thikë fëmijët, tha Paisal. “Është një skenë që askush nuk dëshiron ta shohë”, shtoi ai.

Shefi i policisë së Tajlandës tha se autori ishte përpjekur të depërtonte në ambientet dhe kishte përdorur kryesisht një thikë në vrasje.

“Më pas, ai doli dhe filloi të vriste këdo që takonte gjatë rrugës me armë ose thikë derisa arriti në shtëpi. Ne rrethuam shtëpinë e tij dhe më pas, zbuluam se ai kreu vetëvrasje,” u tha gazetarëve, Damrongsak Kittiprapas.

Ai tha se disa fëmijë kishin shpëtuar, pa dhënë detaje.

Sulmuesi u fut me forcë në një dhomë të mbyllur ku flinin fëmijët. Një mësuese e cila ishte në muajin tetë shtatzënësisë ishte gjithashtu në mesin e atyre që u vranë me thikë.

Të shtënat masive në Tajlandë mbeten të rralla, megjithëse në vitin 2020, një ushtar i zemëruar për një mosmarrëveshje pronësie , vrau të paktën 29 njerëz dhe plagosi 57 në katër vende të ndryshme.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika