“Masat ndaj Kosovës”, Lajçak: S’mund ta them çfarë ka në raport, gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

"Nesër do ta kuptoni se çka ka në raport, mua nuk më lejohet të them asgjë sot”, ka deklaruar emisari Lajçak pas takimit me Bislimin në lidhje me masat e BE-së ndaj Kosovës

I dërguari special i  Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka thënë se diskutimi për raportin e kryediplomatit evropian, Josep Borrell për masat ndaj Kosovës do të mbahet nesër në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Ndonëse ai tha se kjo çështje i përket shteteve anëtare të BE-së, u shpreh se ka kërkuar heqjen e këtyre masave si shenjë solidarizimi.

“Nuk jam pjesë e këtij procesi, është pjesë e shteteve anëtare të BE-së, kam thënë që të hiqen si shenjë solidariteti”, ka deklaruar Lajçak.

Ai ka thënë se nuk mund ta thotë se çfarë ka në atë raport dhe se gjithçka varet nga diskutimet e nesërme në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

“Çështja e masave do të diskutohet nesër në sektorin politik të vendeve anëtare dhe gjithçka do të varet prej këtyre diskutimeve. Nesër do ta kuptoni se çka ka në raport, mua nuk më lejohet të them asgjë sot”, ka vijuar Lajçak.

Në takimin me Bislimin, Lajçak tha se është diskutuar për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe për planin e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe, sot kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë, ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit, në maj dhe qershor të vitit 2023.

Atëbotë, BE-ja pati thënë se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim të situatës.

Megjithatë, nuk dihet nëse Borrelli ka rekomanduar heqjen e masave.

Dorëzimi i këtij raporti, qoftë edhe me rekomandim të qartë, nuk do të thotë se masat hiqen menjëherë.

Ky raport vetëm do t’iu shërbejë vendeve anëtare për ta rikthyer këtë çështje në agjendë dhe për të filluar shqyrtimin e mundësisë së heqjes së masave në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika