MASHTI ende pa vendim për tekstet shkollore

MASHTI ende pa vendim se cilin model ka zgjedhur për furnizimin e nxënësve me tekstet shkollore

MASHTI

Kanë mbetur rreth tri javë që të fillojë procesi mësimor parauniversitar dhe Ministria e Arsimit ende nuk ka bërë të ditur se cili do të jetë modeli që ka zgjedhur për furnizimin e nxënësve me mjetet shkollore. Komunat dhe Sindikata e Arsimit kërkojnë nga MASHTI-i që të mos përsëritet furnizimi sikurse vitin e kaluar.

Po kështu edhe prindërit ende nuk janë informuar për mënyrën e furnizimit me tekste shkollore nga Ministria e Arsimit. Këshilli i Prindërve ka kërkuar që sivjet të bëhet sigurimi i teksteve ashtu siç ka qenë praktika e mëhershme, e jo sikur vitin e kaluar.

“Deri më tani nuk kemi asnjë informacion zyrtar se si do të veprohet këtë vit, përderisa vonesa në definim të metodologjisë nga ana e MASHTI-t është e panevojshme dhe e paarsyeshme. Ne i bëjmë thirrje MASHTI-t që t’i blejë tekstet shkollore dhe t’i shpërndajë nëpër shkolla para 1 shtatorit, që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme”.

Në Komunën e Prishtinës nuk ka informacione se si do të procedohet me tekstet shkollore, pasi kjo është përgjegjësi e MASHTI-it.

“Deri më tani në këto momente që po flasim, sipas informacioneve që i kemi nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe vetë drejtoresha Lushaku, nuk kemi marrë asnjë informatë të themi fillestare e aq më pak ndonjë tekst shkollor. Nga praktika e viteve të kaluara, kanë qenë që janë dhënë nëpër komuna në rastin konkret për kryeqytetin tekste shkollore të mjaftueshme për të gjitha ciklet, pra prej klasës së parë deri në të nëntën e pastaj të njëjtat janë dërguar e janë përcjellë tek të gjithë nxënësit”, tha Donat Lushaku, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.

Përfaqësuesit e sindikatës së Arsimit para dy javësh kishin zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Arsimit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se kanë kërkuar nga Ministria që t’i furnizojë shkollat me libra, transmeton Indeksonline përcjell portali Dukagjini.

“Nga ajo kohë e deri më tani nuk kemi ndonjë informacion zyrtar, përveç nga ajo që lexojmë në medie dhe konsideroj se për cilëndo formë, qoftë për t’i dërguar në shkolla, qoftë por t’i dërguar në librari, që do të ishte prapë gabim i përsëritur. Disi jemi duke u vonuar, gjegjësisht MASHTI është duke u vonuar, ngase nuk kanë mbetur edhe shumë kohë për të filluar viti i ri shkollor 2024-2025”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

Ndërkohë, gjatë ditës, RTK i është drejtuar Ministrisë së Arsimit me pyetjet për sigurimin e teksteve shkollore, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika