Materiali i Hemodializës, mbi gjysmë milioni euro për kompaninë nën hetime

SHSKUK i ka dhënë tenderin emergjent për furnizimin me material të hemodializës kompanisë “Medi Health”, e cila aktualisht gjendet nën hetime nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për falsifikim të dokumenteve. Përfaqësues të kompanisë mohojnë pretendimet, e njohës të prokurimit thonë se kjo nuk e përjashton nga gara kompaninë, të paktën deri në një vendim gjyqësor. Ndërkaq, pretendimet e “Medicom”, kompanisë që iu shkëput kontrata, janë mohuar nga SHSKUK

Gjysmë milion euro është vlera e kontratës që ShSKUK-ja e ka nënshkruar me kompaninë “MediHealth”, në emër të kontratës emergjente për furnizim me material për hemodializë.

Njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar nga vet SHSKUK, në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh e në vlerë prej 508,215.96 euro. (FOTO)

Por, Prokuroria Themelore në Prishtinë, konfirmoi për Dukagjinin se aktualisht është në fazën e hetimeve të para për këtë kompani, që dyshohet për falsifikim dokumentesh.

 “Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante në lidhje me çështjen në fjalë. Aktualisht, Prokurori i Shtetit ndodhet në fazën e verifikimit dhe analizimit të kësaj procedure.”- Prokuroria Themelore e Prishtinës

MediHealth është pikërisht kompania që me 24 tetor dorëzoi ankesë në OSHP sepse nuk kishte arritur të fitonte kontratën e rregullt.

Kjo kompani mohon se është nën hetime dhe se furnizimin e kryen menjëherë mbrëmë dhe se gjatë kësaj periudhe ka ofruar edhe donacione për Qendrat e Hemodializës.

Sa i përket çmimeve që kemi ofertuar, ato janë në përputhje me çmimet e rajonit, madje edhe më të lira. Për këtë, mund të kryeni edhe një hulumtim. Megjithatë, është e kuptueshme që çmimet tona nuk mund të krahasohen me çmimet e prodhuesve kinezë, pasi besojmë se jeni në dijeni që produktet kineze, që nga fillimi, kanë shkaktuar shumë probleme në funksionim. Për këtë çështje, mund t’i kontaktoni edhe Qendrat e Hemodializës. Vlen të përmendet që kompania jonë ka dorëzuar donacione për më shumë se 10 ditë, edhe pse Autoriteti Kontraktues kishte nënshkruar kontratë emergjente për furnizim me këto produkte me OE Medicom, i cili nuk i ka përmbushur kërkesat e tyre kontraktuale dhe nuk i ka sjellë produktet me kohë, duke i lënë Qendrat e Hemodializës pa këto materiale dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin e pacientëve që trajtohen me hemodializë.-MEDI-HEALTH

Kjo kontratë vjen pas shkëputjes së asaj me “Medicom”, e cila ndër të tjera akuzoi se punëtorë të SHSKUK-së punojnë për MediHalth.

Por, në një përgjigje për Dukagjinin, Adelinë Delijaj, e apostrofuar në këtë reagim, ka mohuar pretendimet. Ajo tha se AKPPM dhe Oda e Farmacistëve mund të vërtetojnë të dhënat për licencat e saj.

Para se të drejtoni ndonjë pyetje apo të publikoni çfarëdo informacioni që lidhet me emrin tim, ju lus që të siguroni të gjitha të dhënat e sakta dhe zyrtare përmes organeve kompetente, përkatësisht AKPPM-së dhe Odës së Farmacistëve. Këto organe do të mund të vërtetojnë qartë se licenca ime nuk është aktive në asnjë operator ekonomik, dhe çdo pretendim i kundërt është plotësisht i pavërtetë. Nëse tentohet të njolloset emri dhe integriteti im profesional me informacione të pasakta, do të ndërmarr menjëherë veprime ligjore për dëmtim të imazhit, dhe do të merrem personalisht me këtë çështje në rrugë institucionale. Përpara se të publikoni informata të pasakta dhe të dëmshme për reputacionin tim, ju lus të verifikoni çdo të dhënë në institucionet ligjore përkatëse. Nuk është e vërtetë që malli është refuzuar. I njëjti mall është pranuar nga Barnatorja Qendrore më datë 10.07.2025, dhe për këtë ekzistojnë të gjitha dokumentet zyrtare të pranimit. Refuzimi i mallit në ditën e premte ka ndodhur vetëm për shkak të mungesës së dokumentacionit plotësues, pasi që malli nuk ka qenë në përputhje me specifikat e kërkuara sipas kontratës“.-Adelinë Delijaj – Zyrtare në SHSKUK

Se Delijajt i është shkëputur kontrata e ka konfirmuar për Dukagjinin edhe AKPPM-ja.

Për njohës të çështjeve të prokurimit, pa pasur një vendim gjyqësor, kompania “Medi Health” nuk mund të përjashtohet nga gara.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, Kompania “Medi Health” figuron e regjistruar nga viti 2025, me pesë punëtor.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika