Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku bashkë me ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha, dyshohen t’iu kenë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve në vlera mijëra euro.
Besohet se qytetarët një pjesë të tyre dyshohet t’ua kenë dhënë vetë atyre në cash.
Mazreku dhe Berisha u arrestuan në aksionin që po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Aksioni është në vazhdim dhe deri tani janë arrestuar disa persona nën dyshimin që kanë përfituar kundërligjshëm.
Ky aksion po zhvillohet në disa qytete të Kosovës dhe deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në terren për këtë aksion janë nëntë prokurorë. Cak i këtij aksioni nga Prokuroria Themelore në Prizren janë mbi 40 persona.
Burimet të “Betimi për Drejtësi” kanë bërë me dije se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i besimit”, “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “Ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “Falsifikim i dokumentit”./BetimipërDrejtësi
Prokuroria e Prizrenit me aksion, arrestohet edhe ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku