Mbahen zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Gjatë kësaj të diele janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, derisa të drejtë vote kanë rreth 540 mijë qytetarë

Fotoilustrim

Në Mal të Zi po votohet këtë të diel për të zgjedhur presidentin e ri. Procesi cilësohet nga analistët si tepër kritik për rrugën që do të zgjedhë ky vend dhe parashikojnë se zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi nuk do të nxjerrin një fitues të qartë.

Megjithëse në Mal të Zi roli i presidentit është kryesisht ceremonial, votimi shihet si një tregues kyç për rrugën që do të zgjedhë vendi, ndërsa në 11 qershor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kundërshtarët kryesorë të Gjukanoviç janë Andrija Mandiç, kreu i Frontit Demokratik proserb dhe prorus, Jakov Milatoviç, një politikan properëndimor dhe nënkryetar i lëvizjes “Evropa Tani” si dhe ish-kryetari i parlamentit Aleksa Becic.

Vëzhguesit thonë se Milatoviq mund të ketë shanset më të mira për të hyrë në balotazh kundër Gjukanoviçit.

Gjukanoviç dhe partia e tij Demokratike e Socialistëve udhëhoqën Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006 dhe sfiduan Rusinë për t’u bashkuar me NATO-n në 2017.

Ai ka shërbyer disa herë si president dhe kryeministër në 30 vitet e fundit dhe tani shpreson të rifitojë besimin e rreth 540 mijë votuesve të Malit të Zi me të drejtë vote dhe të ndihmojë kthimin e partisë së tij në pushtet.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s në vitin 2017, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shtet një vit më herët për të cilën Podgorica akuzoi agjentët rusë dhe ultranacionalistët serbë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla duke i cilësuar si absurde.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar, Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kremlini në këmbim e vendosi Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore. VoA

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika