Mbahet java e kulturës së Kosovës në Portugali – Delagacioni i Kosovës pritet nga kryetari i Parlamentit të Portugalisë

Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës që po mbahet në Portugali, delegacioni i Kosovës është pritur në Lisbonë nga kryetari i Parlamentit të Portugalisë, Augusto Santos Silva

\Pamje nga takimi

Gjatë qëndrimit në Portugali, delegacioni i Kosovës i cili përbëhet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, është pritur në Lisbonë nga kryetari i Parlamentit të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës, e cila po mbahet në Portugali nga 19 deri më 24 mars.

“Ministrja Gërvalla shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira dhe nivelin e bashkëpunimit mes Portugalisë dhe Kosovës, veçanërisht në fushat si kultura, arsimi dhe turizmi. Ajo gjithashtu vuri në pah mbështjetjen e fuqishme të Portugalisë në rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës, duke shprehur falënderim të veçantë për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e javës së kulturës së Kosovës në Portugali”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Zëvëndësministrja Gërvalla dhe kryetari i Parlamentit të Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva

Kreu i Parlamentit të Portugalisë ka shprehur vlerësimin e tij për lidhjet e forta dypalëshe në mes të dyja vendeve dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe dialogut për të adresuar sfidat e përbashkëta si siguria, sundimi i ligjit dhe perspektiva evropiane, jo vetëm për Kosovën, por për rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

“Takimi i ngrohtë dhe miqësor përfundoi me dakordimin për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve dhe në mënyrë të veçantë mes dy parlamenteve për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe për të promovuar prosperitetin dhe zhvillimin e ndërsjelltë”, thuhet tutje në njoftimin e MPJD-së.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika