Mbahet konferenca për promovimin shëndetësor, marrin pjesë Kurti dhe Latifi

Ka filluar punimet konferenca e tretë rajonale për promovimin shëndetësor. Në këtë konferencë marrin pjesë kryeministri Kurti, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Të enjten e 29 shtatorit, ka filluar punimet konferenca e tretë rajonale për promovimin shëndetësor, e cila është e organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Asociacioni Kosovar i Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësorë. Në këtë vit kjo konferencë ka temën “Mjediset e shëndetshme”.

Në këtë konferencë mori pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova falë promovimit dhe edukimit ka arritur të mbajë koston njerëzore në minimum pas ballafaqimit me COVID-19.

Por, sipas Kurtit tashmë sfidë kryesore është gjetja e një mënyre për edukimin dhe promovimin për parandalimin e sëmundjeve kronike.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është shprehur se kjo konferencë është me rëndësi të madhe tani kur si qëllim është edhe transformimi i shëndetësisë në shëndetësi moderne e spitale moderne dhe secili duhet të punojë në mënyrë të disiplinuar për të zvogëluar numrin e atyre që kanë nevojë për shërbime mjekësore, raporton KP.

Ndërsa, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), Naser Ramadani ka thënë se promovimi dhe edukimi shëndetësor zbatohen nga të gjitha njësitet shëndetësore.

Ramadani shtoi se promovimi shëndetësor ka ndihmuar shëndetësinë kosovare dhe falë këtij promovimi është arritur të zvogëlohet vdekshmëria e foshnjave.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika