Mbappe refuzon oferten e Al Hilal, PSG e bindur se francezi është dakort me Real Madridin

Francezi, Kylian Mbappe, ka refuzuar ofertën e Al Hilal-it, duke mos dashur të hap bisedimet me delegacionin e këtij ekipi. Parisi i bindur që francezi ka rënë dakort me Real Madridin

Lojtari francez Kylian Mbappe

Lojtari francez, Kylian Mbappe ka refuzuar ofertën milionshe që iu ofrua para pak ditësh nga ekipi arab, Al Hilal.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, delegacioni i Al Hilal është nisur drejt Parisit, pasi këta të fundit morën dritën jeshile nga Paris Stain German (PSG), për transferimin e Mbappes. Romano thotë që francezi nuk e ka ndërmend të hapë bisedimet me Al Hilal.

“Mbappe aktualisht nuk ka ndërmend të hapë bisedimet pavarësisht propozimit për pagë fikse prej 200 milionë euro plus 100% të të drejtave të imazhit”, ka shkruar Romano në Twitter.

Gjithashtu Romano tregon se PSG është e bindur se Mbappe ka rënë dakort me Real Madridin.

Al Hilal para pak ditës ka bërë ofertë për transferimin e francezit Kylian Mbappe. Klubi arab i ka ofruar PSG-së 300 milionë euro për blerjen e Mbappes.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika