Mbeturinat në kryeqytet nuk do të mblidhen, mbyllen deponitë

Mbeturinat pritet të zënë vend në kryqytet deri në hapjen e deponive, e deri atëherë sipas Kompanisë "Pastrimi", prania e tyre në gërshetim me temperaturat e larta të vendit paraqesin rrezik për përhapje të epidemive

Mbeturinat në kryeqytet

Mbeturinat në kryeqytet nuk do të mund të mblidhen nga Kompania “Pastrimi” për shkak të mbylljes së deponisë nga ana e Kompanisë për Menaxhimin në Kosovë.

Përmes njoftimit në Facebook, “Pastrimi” njofton se një veprim i tillë në gërshetim me temperaturat e larta, mund të ketë pasoja në shëndetin publik për shkak të ndonjë rreziku të përhapjes së ndonjë epidemie për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave në Prishtinë.

“Duhet të ceket se gjatë fluksit më të madh të punës, çdo ditë deponia mbyllet, ndërsa hapet në përfundim të oraritm dhe kështu drejtëpërdrejt atakohen puntorët e Kompanisë ‘Pastrimi’. Për ne një maltretim i tillë është i papranueshëm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Kompanisë “Pastrimi”
Ndër të tjera, kompania në fjalë e ka cilësuar gjendjen në kryeqytet si “tepër të rëndë”, duke kërkuar gjetjen e një zgjedhjeje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika