Mbi 1 mijë vendvotime të rinumëruara deri më tani

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) deri më tani janë rinumëruar 1.028 kuti votimi nga gjithsej 2.557 sa parashihet të rinumërohen.

Procesi i rinumërimit ka nisur pas vendimit të parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), më 13 janar 2026, sipas të cilit ishte planifikuar rinumërimi i 100 për qind të vendvotimeve në 10 komuna, Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërkohë, në 28 komuna të tjera ishte paraparë rinumërimi i 10 për qind të vendvotimeve, përfshirë Deçanin, Gjakovën, Drenasin, Gjilanin, Istogun, Klinën, Fushë Kosovën, Kamenicën, Mitrovicën e Jugut, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Podujevën, Prishtinën, Shtërpcën, Suharekën, Vitinë, Zubin Potokun, Zveçanin, Malishevën, Junikun, Hanin e Elezit, Graçanicën, Parteshin, Kllokotin dhe Mitrovicën e Veriut.

Pas një vendimi të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit janë përfshirë edhe vendvotime shtesë në këto komuna.

Vendimi për rinumërim të plotë të votave nga vendvotimet e rregullta është marrë pasi gjatë rinumërimit të rreth një të katërtës së tyre janë evidentuar afërsisht 57 mijë vota të keqregjistruara për kandidatë.

Ndërkohë, të martën e kaluar, pas pranimit të një raporti për abuzime në Qendrën e Numërimit të Kosovës, KQZ vendosi të dërgojë në rinumërim të gjitha vendvotimet në 10 komuna dhe 10 për qind të vendvotimeve në 28 komunat e tjera.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika