Mbi 118 të vdekur nga tërmeti 6.2 shkallësh i Rihterit në Kinë

Një tërmet 6.2 shkallësh i Rihterit ka goditur zonën veriore të rrafshnaltës Qingai-Tibetiane të hënën, pak para mesnatës, duke lënë të vdekur të paktën 118 njerëz, dhe duke plagosur qindra të tjerë, sipas mediave shtetërore kineze.

Autoritetet janë mobilizuar, mirëpo përpjekjet për kërkim-shpëtim janë duke u vështirësuar, për shkak të temperaturave nën zero.

Një pjesë e mirë e Kinës është duke u përballur me temperatura shumë të ulëta ditëve të fundit.

Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore kineze, si Gansu, e cila shtrihet në kufirin lindor të rrafshnaltës Qingai-Tibetiane, zonë tektonike aktive.

Tërmeti më vdekjeprurës në Kinë, në dekadat e fundit, është regjistruar më 2008, kur dridhjet 8.0 shkallëshe e kanë goditur Siçuanin, duke lënë të vdekur rreth 70.000 njerëz.

Provinca Gansu ka ndarë 2.8 milionë banorë për qeverinë lokale për përgjigje emergjente, si dhe ka ndarë 2.600 tenda, 10.400 shtretër, shtroja dhe pajisje të tjera për strehim të popullatës.

Ndonëse 72 orët e para pas tërmeteve janë kritike për shpëtim të personave nën rrënoja, tani situata është më e rëndë, pasi në Gansu temperaturat janë në deri -14 gradë Celsius.

Disa linja të rrymës, të ujit, të transportit dhe të komunikacionit janë dëmtuar./REL

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika