Mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe infektohen me virusin e rrallë

Më shumë se 150 persona në anijen turistike Star Princess janë infektuar me virusin e rrallë të quajtur Norovirus-i gjatë një udhëtimi në Karaibe, raportojnë mediat amerikane.

Sipas të dhënave të publikuara nga Centers for Disease Control and Prevention (CDC), virusi ka prekur 104 pasagjerë dhe 49 anëtarë të ekuipazhit. Personat e infektuar shfaqën simptoma tipike të norovirusit, si diarre dhe të vjella.

Anija ndodhej në një udhëtim njëjavor në Karaibe, i cili përfundoi sot. Pas raportimit të rasteve, kompania Princess Cruises ndërmori masa shtesë higjienike, duke kryer pastrim dhe dezinfektim të intensifikuar në bord, ndërsa pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të sëmurë u izoluan deri në zbarkim.

Shpërthimi i virusit u raportua të mërkurën në Programin e Sanitarizimit të Anijeve të CDC-së, ndërsa zyrtarët e kësaj agjencie u ngjitën në bord për të hetuar situatën.

Sipas platformës së monitorimit të kroçerave CruiseMapper, anija me rreth 4,307 pasagjerë u kthye në Fort Lauderdale, përpara se të nisej sërish sot për një udhëtim të ri drejt Princess Cays në Bahamas.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika