Mbi 25 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur shifrën mbi 25 mijë

Foto: AP

Gjatë kësaj të shtune ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat më shumë të mbijetuar.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i madh që goditi një rajon kufitar të Turqisë dhe Sirisë pesë ditë më parë, ka tejkaluar shifrën 25 mijë.

Në televizionin turk ishin duke u transmetuar pamje nga shpëtimet “dramatike”, duke e përfshirë shpëtimin e familjes Narli në Kahramanmaras qendrore, 133 orë pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi të hënën.

Fillimisht u shpëtua fëmiu 12-vjeçari Nehir Naz Narli, më pas të dy prindërit e saj.

Rrjeti televiziv HaberTurk ka raportuar se kjo ngjarje ka pasuar me shpëtimin e një familjeje pesë anëtarëshe nga një grumbull mbeturinash në qytetin e goditur rëndë të Nurdagi, në provincën Gaziantep.

Në ato momente ekipet e shpëtimit brohorisnin, “Zoti është i madh!” pasi u shpëtua dhe anëtari i fundit i familjes, babai.

Presidenti turk Recep Tayypi Erdogan, në një turne në qytetet e goditura nga tërmeti, e rriti numrin e të vdekurve në Turqi në 22 mijë e 327, gjë që e çoi numrin e përgjithshëm të të vdekurve në të gjithë rajonin, duke përfshirë qeverinë dhe pjesët e kontrolluara nga rebelët në Siri, në 25 mijë e 880.

Presidenti Erdogan ka thënë se një fatkeqësi e kësaj përmase është e rrallë.

Ai e quajti atë si “katastrofën e shekullit” dhe tha se kishte prekur një zonë me diametër 500 kilometra (310 milje) që është shtëpia e 13.5 milionë njerëzve në Turqi dhe një numër i panjohur në Siri. AP

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika