Mbi 40 milionë euro për pagesën e rrymës në veri pritet tu kthehen qytetarëve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka konfirmuar vendimin e shkallëve të tjera të gjykatave, duke e hedhur poshtë ankesën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Sipas këtij vendimi, ZRRE-ja do të detyrohet t’i kompensojë qytetarët e tjerë që paguan faturat e katër komunave veriore. Kjo shifër kalon 40 milionë euro për 5 vjet

Rreth 40 milionë euro do t’iu kthehen konsumatorëve të cilët përmes faturave të tyre kishin paguar rrymën edhe për serbët në veri.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka vlerësuar të ligjshme vendimet e shkallëve të tjera të Gjykatës, të cilat kishin vendosur mbi padinë që për këtë rast e kishte bërë Avokati i Popullit.

Ky institucion përmes padisë kishte kërkuar të anulohej vendimi që e kishin cilësuar të kundërligjshëm i 6 shkurtit 2012 i Zyrës së Rregullatorit për Energji për reduktimin e humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike”.

“Rrjedhimisht, Gjykata, duke aplikuar kriteret dhe parimet e elaboruara përkitazi me vendimin e arsyetuar gjyqësor, dhe në veçanti duke u bazuar në interpretimin e dhënë përmes Aktgjykimeve të gjykatave të rregullta të kontestuara para Gjykatës, konstatoi që të njëjtat kanë adresuar dhe u janë përgjigjur të gjitha pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës të ngritura përmes përgjigjes në padi, përkatësisht ankesës, si dhe kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, dhe konstatoi që Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, nuk është në kundërshtim me dispozitat e kontestuara të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

ZRRE-ja e kishte cilësuar të padrejtë vendimin e Themelores, Apelit dhe Supremes dhe prandaj ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese.

Pas vlerësimit të pretendimeve të Avokatit të Popullit, Gjykata Themelore kishte anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Zyrës për Rregullatorin për Energji dhe kishte urdhëruar kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore për periudhën 6 shkurt 2012 deri më 20 tetor 2017, në vlerën prej 40 milionë e 855 mijë e 480 euro.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë për televizionin Dukagjini se ata ende nuk e kanë pranuar vendimin e Kushtetueses.

“Jam jashtë Kosovës dhe nesër kthehem. Do ta shqyrtojmë vendimin së bashku me ekipin dhe do të vendosim”, tha Fejzullahu për televizionin.

Këtij institucioni i mbetet të vendos se si do ta zbatojë vendimin detyrues të Gjykatës Kushtetuese për t’i kompensuar konsumatorët.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika