Mbi 50 për qind dalja në zgjedhje në Mal të Zi

Koalicioni i Demokratëve dhe URE bëri të ditur se sipas të dhënave të tyre, pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi deri në orën 19:00 ishte rreth 50.41 për qind

Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e gjashta parlamentare që nga rikthimi i pavarësisë, në të cilat të drejtë vote kanë 542.468 qytetarë.

Në zgjedhje marrin pjesë 15 lista. Qendrat e votimit janë të hapura në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Koalicioni i Demokratëve dhe URE bëri të ditur se sipas të dhënave të tyre, pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi deri në orën 19:00 ishte rreth 50.41 për qind.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi deri në orën 18:00 kanë votuar 45.5 për qind të votuesve ose rreth 246.8 mijë qytetarë, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik, shkruan KP.

Sipas të dhënave të kësaj organizate joqeveritare, deri në orën 18:00 në veri të Malit të Zi kanë votuar 50.2 për qind, në pjesën qendrore 47 për qind dhe në jug 37.4 për qind.

Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7.00 të mëngjesit të 11 qershorit dhe do të mbyllen në orën 20.00.

Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve të Malit të Zi, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 542.468 qytetarë.

Në garë marrin pjesë 15 lista zgjedhore të koalicioneve dhe të partive, të konfirmuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi.

Partitë dhe koalicionet që po marrin pjesë në këto zgjedhje kanë premtuar jetë më të mirë, paga dhe pensione më të larta, blerje të favorshme të banesave dhe rritje të përfitimeve sociale.

Premtime të tilla kanë dominuar të gjithë fushatën elektorale.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika