572 mijë e 732 persona ose 28,65 përqind e votuesve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri tani në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen këtë të diel.
Komuna me daljen më të madhe në votime është ajo e Prishtinë ku 74 mijë e 230 votues kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit deri tani, njofton Dukagjini.
Procesi i votimit po zhvillohet në 948 Qendra Votimi me 2,614 vendvotime, nga të cilat 910 janë qendra me 2,557 vendvotime për votim të rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një për çdo komunë me 57 vendvotime, mundësojnë votimin me kusht.
Sipas listës votuese të certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1,999,204 votues, të shpërndarë në 38 komuna të vendit.

