Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me procesin e votimeve që po zhvillohet sot në mbarë vendin në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 17:19 kanë votuar 31.88 për qind e qytetarëve, ose gjithsej 645 mijë e 589 votues.
Nga gjithsej 2 milionë e 25 mijë e 105 persona që figurojnë në listën e votuesve, këto të dhëna bazohen në procesimin e 92.10 për qind të vendvotimeve.