Mbi 800 orë shtrirë, 23-vjeçarja thyen rekordet e konkursit të dembelizmit në Malin e Zi

“Nëse keni dëshirë të fitoni para, rrini shtrirë”, duket sikur kjo është motoja e atyre që prej më shumë se një muaji marrin pjesë në një garë të veçantë dembelizmi në Mal të Zi

fotoilustrim

“Nëse keni dëshirë të fitoni para, rrini shtrirë”, duket sikur kjo është motoja e atyre që prej më shumë se një muaji marrin pjesë në një konkurs të veçantë dembelizmi në Mal të Zi.

Garuesit nuk lëvizin nga dyshekët e tyre, duke qëndruar të shtrirë.

“Unë kam qëndruar shtrirë për më shumë se 800 orë,” tha një 23-vjeçare Lydia Markoviç për AFP. “Do të ngrihem kur të mërzitem, por nuk e di se kur do të jetë.”

Konkursi i dembelizmit është mbajtur çdo vit për 12 vitet e fundit në qytetin e Breznës në Malin e Zi me pjesëmarrësit që nuk bëjnë pothuajse asgjë, përveçse rrinë shtrirë.

“Konkursi është një shaka për stereotipin se malazezët janë dembelë dhe ne donim të organizonim diçka që askush tjetër nuk e ka bërë,” tha organizatorja Radonia Blagojevic.

Rekordi i mëparshëm i qëndrimit në shtrat për pesë ditë u thye dhe nga 21 pjesëmarrësit. Shumica e garuesve janë nga Mali i Zi, por disa vijnë edhe nga Serbia, Ukraina dhe Rusia.

Jovan Krakanin, 33 vjeç, një menaxher marketingu në një klub futbolli në Krushevc, Serbi, po merr pjesë në garë për herë të dytë këtë vit, duke vënë në dukje se motivimi i tij fillestar ishte çmimi prej 1000 eurosh, por “tani jam këtu për t’i vërtetuar vetes limitet e mia, për t’i kapërcyer ato dhe për të arritur qëllimin” ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika