Mbi 900 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur se më shumë se 900 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë vendit që nga 2 marsi.

Duke cituar ministrinë, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se numri i përgjithshëm i viktimave nga 2 deri më 17 mars ka arritur në 912, ndërsa 2.221 persona janë plagosur.

Më herët, ushtria izraelite njoftoi se Divizioni i 36-të i është bashkuar operacionit që synon zgjerimin e inkursionit tokësor në jug të Libanit.

Kjo vjen një ditë pasi Izraeli njoftoi fillimin e një “operacioni tokësor” të ri në jug të Libanit, me vlerësime që tregojnë se forcat e tij kanë depërtuar tashmë midis 7 dhe 9 kilometrave në territorin libanez.

Hezbollahu nisi të shënjestrojë objektiva ushtarake izraelite më 2 mars, si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban, pavarësisht armëpushimit të nëntorit të vitit 2024 dhe vrasjes në Teheran të liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Izraeli e zgjeroi fushatën e tij po atë ditë me sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit dhe në zona në jug dhe lindje të Libanit.

Më 3 mars, Izraeli nisi gjithashtu një inkursion të kufizuar tokësor në jug të Libanit pasi kishte filluar një fushatë të përbashkët me SHBA-në kundër Iranit më 28 shkurt.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika