Mbi një milion njerëz pa ujë dhe ngrohje pas sulmeve ruse në Ukrainë

Më shumë se një milion njerëz kanë mbetur pa ujë dhe ngrohje në rajonin e Dnipropetrovskut, pas një vale të re sulmesh ruse gjatë natës mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagoi ashpër pas sulmeve, duke i cilësuar ato si një luftë të drejtpërdrejtë kundër civilëve.

“Nuk ka asnjë arsye ushtarake për sulme ndaj sektorit energjetik dhe infrastrukturës që i lënë njerëzit pa energji elektrike dhe ngrohje në mes të dimrit,” shkroi Zelensky në platformën X.

Ai theksoi se këto veprime tregojnë qartë se lufta e Rusisë është e drejtuar kundër popullit ukrainas dhe jetës në Ukrainë, me synimin për ta thyer vendin.

“Mbështetja për qëndrueshmërinë tonë dhe çdo formë ndihme për shtetin duhet të funksionojë me kapacitet të plotë,” shtoi ai, duke paralajmëruar se diskutimet diplomatike nuk duhet të përdoren si justifikim për vonimin e furnizimit me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Zelensky njoftoi se Ukraina po punon me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një përgjigje adekuate ndaj sulmeve dhe se ekipet e riparimit janë angazhuar në të gjitha zonat e prekura.

“Të gjitha burimet, pajisjet dhe shërbimet e nevojshme janë vënë në dispozicion për të rikthyer furnizimin,” tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Energjisë e Ukrainës ka bërë të ditur se numri i të prekurve nga ndërprerjet është rreth 800 mijë persona, ndërsa shifrat paraprake flasin për mbi një milion qytetarë të prekur në total.

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, shkroi në Telegram se sistemi energjetik i vendit është nën sulme të përditshme.

“Sistemi energjetik i Ukrainës është nën sulme armike çdo ditë dhe punonjësit e energjisë po punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira për t’u siguruar qytetarëve dritë dhe ngrohje,” tha ajo, raporton The Guardian.

Rajoni fqinj i Zaporizhzhisë është gjithashtu ndër zonat e prekura nga këto sulme.

Goditjet ndodhën vetëm disa ditë pas samitit të fundit të Koalicionit të të Vullnetshmëve, ku u diskutua çështja e ndjeshme e garancive të sigurisë për Ukrainën në rast të një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika